Në kuadër të organizimit të ditëve të hapura kundër diskriminimit bashkia Shkodër në bashkëpunim me Zyrat e Bashkimit Europian kanë zhvilluar një takim ndërgjegjësues ne ambientet e teatrit Migjeni në qytetin e Shkodës.
Pasi përshëndeti të gjithë Kryebashkiakja, Voltana Ademi bëri një thirrje të luftohet diskriminimi që të gjithë të gëzojnë të drejtat dhe liritë që ligji parashikon.
Ndërkohë në këtë aktivitet ishte I pranishëm Klaus Neukirch, kryetar I këshillit të Europës i cili tha se të duhet të shmangen diskriminimet që fillojnë nga feja, gjinia, raca etj që të gjithë të ndihen të barabartë.
“Po punojmë së bashku që të luftojmë diskriminimin,ne kemi një projetk tjetër që konsiston në mbrojtjen ndaj dhunës në shkollat e vendit,
Në e dime se te drejtat e njeriut jane të njohura kudo prandaj mbrojtja nga diskriminimi është që të mbrojmë këto të drejta. Njeriu nuk duhet të paragjykohet nga feja gjinia raca etj por të ndihet i barabartë mes të gjithëve”
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm femijët e shkollave të qytetit të Shkodrës si dhe drejtues të qendrave të ndryshme komunitare .