Shkolla e mesme profesionale “Kolë Margjini” ka zhvilluar aktivitetin e përvitshëm “Ditët e Hapura”.
Ky aktivitet u shpreh drejtori i shkollës Agron Ceka synon që të prezantojë degët dhe mundësitë që ofrohen aty për një të ardhme të sigurtë. Drejtori Ceka tregon edhe një rast konkret se si ka përfituar një nxënës që ka kryer shkollën e mesme pyjore në Shkodër duke u punësuar në Gjermani. “Ditët e hapura” është një aktivitet që është kthyer në traditë në shkollën e mesme profesionale “Kolë Margjini”.