Me rastin e 155 vjetori të lindjes së poetit të madh Ndre Mjeda është organizuar eventi kulturor “Ditët e Mjedës”. Profesor, figura të njohura të artit dhe kulturës si dhe drejtues të pushtetit vendor ishin të pranishëm në këtë aktivitet.
Dom Nikë Ukgjini, drejtor i qendrës Muzeale “Ndre Mjeda” që është dhe një nga personat që prej vitesh kontribuon në lartësimin e figurës së Mjedës u shpreh se vepra dhe puna e poetit Ndre Mjeda mbetet e gjallë dhe në ditët e sotme ndaj dhe kujtesa ndaj kësaj figure të madhe duhet të jetë një formë ndërgjegjësimi që brezat në vazhdim të kenë për njerëz të tillë që ndërtuan dhe lanë gjumë në kulturën dhe historinë e kombit.
Ndërsa professor Alfred Çapaliku e shikon në disa dimensione dhe kontribues në formimin jo vetëm letrar por dhe në atë politik dhe shoqëror.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se ajo që la pas Mjeda po tërheq vëmëndjen e shumë njerëzve duke e kthyer qendrën Muzeale të Mjedës në Kukël një pikë referimi për shumë turist të huaj edhe vendas.
Poeti Ndre Mjeda i lindur në qytetin e Shkodrës 20 nëntor të vitit 1866 mbetet një nga figurat më të shquar të historis së kombit në periudhën e rilindjes kombëtare.