Ditët e turqisë, panairi I organizuar nga institi Ynus Emre në Shkodër, është përmbyllur me vizitën e përfaqësuesve më të lartë të Bashkisë së Uskudar dhe Bajram Pasha pikërisht në Shkodër në qëndër të qytetit të Shkodrës ku është mbajtur edhe panairi. Ato kanë vizituar stendat, e Bashkive pjesmarrësë në këtë panair, ndërkohë që nga ana e tij, Zv/ Kryetari I Bashkisë Bajram Pasha të Stambollit,
Z. Ismail Gemici, është shprehur se kjo bashki është prej 11 vitesh prezente në Ballkan, ndërkohë që në Shkodër, për 10 vite me radhë Bashkia Bajram Pasha ka shtruar yftarët me rastin e muajit të Ramazanit, ndërkohë që nga ana tjetër ai ka deklaruar se këto panaire shërbejnë për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy bashkive, Shkodrës dhe Bajram Pasha të Stambollit.Kryetari I Bashkisë, Yskydar të Stambollit Z. Hilmi Türkmen, I pranishëm në këtë panair në Shkodër, është shprehur se Shkodra është një nga qytetet më të dashur të Ballkanit, ndërkohë që ky panair përcjell shkëmbimin e kulturave, aq më tepër që për ne Shkodra, është motra jonë, jo nga ngjasitë e emrit, por nga marrëdhëniet e mira që eksiztojnë mes njëra tjetrës.Në këtë panair, kanë marrë pjesë, 5 bashki të Stambollit, duke sjellë një pjesë të turqisë në Shkodër, në nje aktivitet tre ditor, që përvec interesit të qytetarëve shkodranë, për të shijuar produktet e ekspozuara, tregoi edhe njëhërë tjetër qartë lidhjen e ngushtë mes dy popujve.