“Zgjedhje në partinë socialiste të Shqipërisë ka patur dhe do të ketë”.

Kështu ka deklaruar I deleguari i PS Ditmir Bushati pas një mbledhje të radhës me strukturat në Shkodër. I pyetur për qëndrimin e deputetes Mimoza Hafizi për mbështetjen që i ka dhënë Ben Blushit nga kërkohet që të ketë zgjedhje për kreun e PS, ndryshe nga sa mendon vetë kryetari Edi Rama, Bushati iu shmang pyetjes teksa deklaroi se takimi në Shkodër nuk kishte këtë qëllim por riorganizimin. Takimin në Shkodër e quajti normal ndërsa tha se delegatet e Shkodrës për kongresin që do mbahet me 19 mars do zgjidhen me 27 shkurt. Ditmir Bushati, i deleguar i PS por edhe ministër i jashtëm pasi ka hyrë në mbledhje ka dalë edhe njëherë jashtë dhe për rreth 15 minuta ka biseduar në telefon me drejtorin e policisë së Shkodrës Lorenc Panganika. Bushati është frikësuar se dikush nga mbledhja mund ta godasë për shkak të situatava të tensionuara që janë në partinë socialiste të Shkodrës. Ka kërkuar që të ketë siguri dhe përveç truprojave të tij më pas kanë mbërritur edhe efektiv të policisë së Shkodrës dhe më pas është rikthyer në mbledhjen në të cilën morën pjesë edhe deputetët Mimoza Hafizi, Namik Kopliku dhe Paulin Sterkaj.

Artikulli paraprakHAFIZI: MBËSHTES BLUSHIN POR S’KAM THËNË SE CILIN VOTOJ
Artikulli tjetërBASHA NGA SHKODRA: DUHET TI JAPIM FUND KËSAJ QEVERIE