MOS RESPEKTIMI I DATËS 17 QERSHOR 2015-të PRITET TË SJELLE MOSMARREVESHJE MES PALËVE.

Shqipëria rrezikon një krisje politike me Bashkimin Europian duke mos respektuar datën 17 qershor 2015 kur, sipas një një marrëveshjeje europiane, sipas nje vendimi të qeverisë dhe sipas një ligji të parlamentit të votuar në vitin 2012, të gjithë televizionet shqiptare duhet të kalojnë nga sistemi analog në atë dixhital. Eshtë i ashtuquajturi “sëitch-off” i realizuar tashmë nga të gjitha vendet europiane, përveç Shqipërisë.Një vonesë shumë e rëndë, që për shkak të gabimeve të pashpjegueshme të bëra në këto muaj, rrezikon edhe t’i kushtojë arkave të Shtetit një faturë prej dhjetëra milionë eurosh. Pa llogaritur reagimet e pritshme të Bashkimit Europian dhe të vendeve fqinje. Përveç disa mbledhjeve shpesh të tensionuara dhe asnjë propozimi konkret, nga ana e ministrisë së Inovacionit nuk  ka ardhur asnjë zgjidhje (as politike, as teknike), ndërkohë që  për të gjithë televizionet duket e qartë se koha në dispozicion tashmë është tepër e pakët për të zgjidhur tekinikisht problemin pa prishur afatin ndërkombëtar të 17 qershorit. Deri sot ministria, paravërsisht nga vonesa, nuk ka vendosur ende të kërkojë nga ITU një shtyrje të afatit. Deri më sot, jo vetëm që mungon një marrëveshje me operatorët privatë se si do të përdoren frekuencat dixhitale në dispozicion, por nuk është bërë asgjë edhe për të përgatitur opinionin publik shqiptar në kalimin delikat: Në vendet e tjera europiane kalimi nga sistemi analog në sistemin dixhital u parapri nga një fushatë edukimi dhe sensibilizimi që zgjati shumë muaj dhe u shoqërua dhe nga ndihma ekonomike për të përballuar koston ekonomike për teknologjinë e domosdoshme për të ndjekur transmetimet e reja dixhitale. Deri më sot, ende nuk është i qartë as fati i disa dhjetra operatorëve privatë që janë detyruar të fikin transmetuesit analogë, por që nuk kanë leje për të ndezur ato dixhitale dhe rrezikojnë mbylljen për mungesë të kanaleve në dispozicion. Nëse në të gjithë botën kalimi nga analog në dixhital ka shënuar një rritje të pluralizmit dhe një shumëfishim të numrit të kanaleve televizive në disposicion të publikut, në Shqipëri ky proces është komplet keqmanaxhuar nga gjithë qeveritë nga 2006 e deri më sot, dhe me shumë mundësi do të prodhojë një fenomen krejt të kundërt: mbylljen e shumë televizioneve private dhe përqëndrimin e fuqisë mediatike në dorë të disa pak monopolistëve.

Artikulli paraprakAKU PËR TREGJET: TË PALIGJSHËM, TATIMET: E DIMË NE
Artikulli tjetërBUXHETI I 2015-ës, TË MËRKURËN PRITET MIRATIMI