L Dixhitalizimi i sistemit të administratës publike ka sjellë edhe nevojën e trajnimit të inspektorëve që shërbejnë pranë zyrave të shërbimit social në njësitë administrativë të qarkut Shkodër.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social organizoi ditën e tretë të trajnimeve me punonjës nga bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau Dejës. Për punonjësit e trajnuar, kjo është një mundësi për të rritur cilësinë e shërbimeve që ata ofrojnë. Takimet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme në ambientet e shkollës së mesme “28 Nëntori”. Në vazhdim, pjesë e këtyre aktiviteteve do të jenë edhe punonjës të bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz.

Artikulli paraprakKUR DO TË PËRFUNDOJË SHITJA E TEKSTEVE SHKOLLORE?!
Artikulli tjetër“STREET ART” NË SHKODËR, NJË SHFAQJE NDRYSHE