“Janë do dit’ që mas teje çmena, janë do dit’ boj ça kom mrena”- është padyshim refreni i këtyre ditëve. Ndonëse nuk është publikuar së fundmi, por para 4 vitesh, kënga e Yll Limanit dhe Dj Pm dhe Dagz është bërë së fundmi virale kudo në rrjetet sociale. Mjaftoi që Donaldi dhe Pm ta këndonin një herë refrenin e saj në “Big Brother” dhe të gjithë duket se u fiksuan me këngën e tyre. Nga 900k klikime brenda pak ditëve, që nga momenti kur dy artistët e kënduan dhe deri tani, ka arritur mbi 1.9 milionë klikime.

Pasi videoja u bë virale, Pm e ka risjellë atë në Instagram, këtë herë jo me Donaldin por me Romeon. Dy djemtë janë takuar ditën e sotme me njëri-tjetrin dhe kanë realizuar një video me refrenin e “Besom”. Videoja po pëlqehet shumë nga ndjekësit e tyre dhe duket se po kthehet në trend pasi përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale po e realizojnë atë.

Artikulli paraprak5 ARSYE PSE ËSHTË MIRË TË HANI SA MË SHPESH LAKËR TURSHI
Artikulli tjetërBE PËR “BALLKANIN E HAPUR”: PËRFITIMET MË TË MËDHA RAJONALE DO TË VININ NGA PËRFSHIRJA E GJITHË SHTETEVE