44-vjeçari, Mirko Tonkov me origjinë polake ditën e djeshme u arratis nga spitali Covid, ku kurohej për shkak të infektimit me koronavirus dhe shkoi në banesën ku jetonte ish-familja e tij. Në momentin që mbërrin në banesë, djali 10-vjeçar Mattias, ka qenë ai i cili ka hapur derën.
Ky ka qenë edhe momenti fatal për vogëlushin pasi babai e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 44-vjeçari është arratisur. Por pas reagimit të forca të policisë dhe kontrolleve në zona të ndryshme ai ka rënë në prangat e policisë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos në Itali, ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe foto e familjes. Në momentin e krimit, nënë shqiptare Mariola Rapaj 32 vjeç, nuk ishte në banesë. Ajo e gjeti vogëlushin të vdekur dhe të mbuluar në gjak.
Mediat e huaja shkruajnë se Mirko Tonkov, kishte një urdhër që të mos i afrohej familjes, pas konflikteve për divorcin.