Një 30 vjeçar në Elbasan është arrestuar nga policia për ushtrim dhune në familje.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti vunë në pranga shtetasin Emiljan Dinja, banues në Elbasan. Sipas bluve, 30-vjeçari ka goditur dje me sende të forta nënën e tij Z.K, 62 vjeçe pas një konflikti për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” .

Artikulli paraprakAGOLLIT I HIQET SHIRITI NDAJ LIHTENSHTEJNIT, JA KUSH DO TË JETË KAPITENI
Artikulli tjetërMASAKRA NË DAJÇ, POLICIA ZBARDH NGJARJEN