Djali dhunon nënën e tij 63-vjeçare, arrestohet

Një konflikt brenda familjes ka ndodhur në Berat një ditë më parë, ditën kur festohej 8 marsi. Ngjarja ka ndodhur në Urën Vajgurore, ku 41 vjeçari Fitim Kuçi ka dhunuar nënën e tij, Shpresa Kuçi, 63 vjeç, i ndihmuar nga bashkëshortja e tij. Dy bashkëshortët kanë deklaruar se 63 vjeçarja ka hedhur në tokë fëmijën e tyre vetëm 6 muajshe. Kjo ka qenë aryseja sipas tyre që ka çuar në dhunë ndaj të moshuarës. Ndërsa version i 63 vjeçares është ndryshe, pasi ajo ka thënë se nusja e djali i ka kërkuar që të mbajë fëmijën në mënyrë që ajo të dilte me shoqet, ndërsa e moshura nuk e ka dëgjuar dhe për këtë arsye ka filluar dhuna ndaj saj. Për të moshurën është lëshuar urdhëri i mbrojtjes, por ajo prap jeton me të njëjtën shtëpi me nusen, ndërsa djali është i arrestuar.

Artikulli paraprakGJOBËVËNIE ME MESAZH NË SHISHE: NA JEP LEKËT, PËRNDRYSHE …
Artikulli tjetërSHKELJET NË RRUGË, POLICIA VENDOS 500 GJOBA PËR NJË ORË