Pas vdekjes në mënyrë tragjike të 38­-vjeçarit Olgert Miho, i cili u vetëdogj me benzinë në shenjë hakmarrjeje për ndarjen nga ish­e fejuara, kjo e fundit ka treguar në Polici se mes tyre kishte marrë fund lidhja e dashurisë.

Sipas saj, edhe pas ndarjes Olgerti kishte bërë përpjekje për t’u ribashkuar, por ajo ishte e vendosur për t’i dhënë fund dhe nuk e kishte pranuar. “Panorama” ka mësuar se D. Ismailanji nuk ka shkuar në varrimin e ish-­të fejuarit të saj.

Pasi ka vizituar të motrën në spital mësohet se ajo ka qëndruar në Korçë me familjen e saj, por për të evituar ndonjë incident të mundshëm me të afërmit e 38-­vjeçarit ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Ngjarja ku Olgert Miho i dha fund jetës ndodhi dy ditë më parë. Ai u ngjit në pallatin ku jetonte ish­vjehrra e tij dhe dyshohet se në gjendje të dehur është spërkatur me benzinë, duke i dhënë vetes flakë.

“Rreth orës 05:30, në lagjen nr.18, në Korçë, është vetëdjegur me benzinë në banesën e ish-­vjehrrës së tij shtetasi O.M., 38 vjeç, banues në Korçë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas në sheshpushimin e pallatit ka lyer veten e tij dhe më pas një pjesë të sasisë së lëndës djegëse (benzinë) e ka hedhur poshtë derës së banesës, brenda së cilës ndodheshin ish-­vjehrra, shtetasja D.Ç., 58 vjeçe, si dhe ish-kunata e tij, shtetasja G.I., 28 vjeçe.

Për pasojë, shtetasi O.M. ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu ka marrë djegie trupore shtetasja G.I., e cila ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, si dhe është djegur pothuajse e gjithë hyrja e apartamentit në pronësi të 58­- vjeçares”, bëri të ditur dje Policia e Korçës.

Artikulli paraprakRAMA: I GATSHËM PËR DIALOG ME OPOZITËN
Artikulli tjetërKËRCIM SË GJATI, IZMIR SMAJLAJ SHPALLET KAMPION EVROPE