Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Kjo vërtetohet në dekretin e 18 marsit të publikuar në fletoren zyrtare, numer 36 te ketij viti.
Nuk dihen arsyet përse djali i Nishanit ka vendosur të heqë dorë nga shtetësia shqiptare.
Bujar Nishani ne Kuvendin e fundit Kombëtar është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar te PD, forumit më të lartë të kësaj partie në periudhën mes dy Kuvendeve.