Avokati 42-vjeçar Robert Abela është zgjedhur drejtuesi i Partisë së Punës në Maltë, duke u bërë automatikisht kryeministër.
Zgjedhja e tij u bë pas dorëheqjes së Jozef Muskat, i akuzuar për ndërhyrje në hetimin për vrasjen e gazetares investigative Dafne Galicia.
Kryeministri i ri është i biri i ish-presidentit të Maltës, George Abela dhe pritet ta japë betimin zyrtar të hënën.
Sipas BBC, Abela, u zgjodh nga votat e 17.500 anëtarëve të partisë së Punës.
Ndërsa kundërshtari i Abela-s ishte Chris Fearne mori 2500 vota më pak se shefi i porsazgjedhur i qeverisë.
Robert Abela, një aktivist i Partisë së Punës, u bë anëtar i parlamentit maltez vetëm gjatë zgjedhjeve të fundit të 2017.
Ai do të qëndrojë në postin e kryeministrit të vendit deri në shtator të vitit 2022.
Paraardhësi i tij Z. Muscat tha që ai do të hiqte dorë muajin e kaluar për skandalin rreth vrasjes së Daphne Caruana Galizia.
Ajo u vra nga një bombë në vitin 2017 ndërsa po hetonte korrupsionin në Maltë.
Hetimi i vrasjes shkaktoi zemërim të gjerë, pasi ish-kryeministri u akuzua për mbrojtjen e aleatëve të përfshirë në hetim, të cilin ai e mohon.