Nicolo Betarini, djali i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura dhe e i ish futbollistit Stefano Bettarini kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim ndaj 4 autorëve të plagosjes së tij.
Dy prej të tyre janë shtetasit shqiptarë A. J. 24 vjeç e A. A.i 29 vjec.Ngjarja ka ndodhur natën e 1 korrikut 2018 pranë një diskoteke të njohur në qytetin e Milanos.
Nicolo Bettarini është qëlluar me 11 goditje me thikë si dhe është dhunuar fizikisht nga 4 të akuzuarit.
Avokatja Alessandra Calabrò, në emër të klientit të saj, ka kërkuar 1 milionë euro dëmshpërblim së bashku me kërkesën e prokurorit të çështjes i cili ka kërkuar 10 vite burg për të katërt të akuzuarit.
Daniele Barreli, avokati mbrojtës i shqiptarit A.J. i ka kërkuar trupit gjykues masa lehtësuese për ndryshimin akuzës nga grindje e dhunshme për motive të kota në grindje të dhunshme për motive provokuese.
Avokatja mbrojtëse e djalit të Simona Venturës ka kërkuar depozitimin e menjëherëshëm të 500 mijë eurove nga 1 milionë që është shuma e përgjithshme e kërkesës së dëmshpërblimit.
Dy të akuzuarit e tjerë italianë janë; Alessandro Ferzoco, 23 vjec e 29 vjecari Davide Caddeo me precedent penal e anëtar i tifozerisë ultra të Interit.