Djali ka rrahur dhe kërcënuar me thikë prindërit e tij në Ballsh, por ka përfunduar në pranga.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ditën e Krishtlindjes. I arrestuari quhet Ermal Malaj, 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ballsh. Arrestimi ndodhi në shtëpinë e tij, aty ku ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me thikë prindërit e tij, babanë H.M, 58 vjeç dhe nënën T.M, 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHISNIN DROGË NË BELGJIKË E PARATË I SILLNIN NË SHQIPERI. SEKUESTROHEN SHTËPI, DYQANE E TOKA.
Artikulli tjetërFERMERËT, ASNJË LEK NGA TVSH. E PAZBATUESHME SKEMA E RIMBURSIMIT