Djali i dehur mbyt nënën 85-vjeçare të cilën e dhunonte prej kohësh për shkak se ishte e alkolizuar.
Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari ka qenë nën efektin e pijeve alkolike.
Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Korçës, në lagjen numër 13. Gruaja e moshuar, 85-vjeçare, Nazime Demollari u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me të birin. Dyshimet e para të policisë së Korçës, janë se nëna mund të jetë mbytur nga i biri.
Edhe fqinjët japin dëshmi tronditëse. Thonë se Nesim Demollari, ishte i alkolizuar, dhe se gjithmonë e rrihte nënë e tij. “Dëgjonim gjithmonë zhurma, sherr mes tyre, e ka rrahur gjithmonë, pasi pinte shumë. Sot e ka mbytur”, tregojnë banorë të zonës.
Nazime Demollari ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.
Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre, dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet.
Në ato moment në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë.
Në një rrëfim për Report Tv, ajo tregon: Erdha ta shikojë si është, ishte sëmurë, dhe i thash do hash? Jo nuk do ha tha – jam e sëmurë. Më tej erdhi djali na gjeti aty, dhe më tha: Hë kjo të ka thirru?
Jo i thash, kam ardhur ta shoh. Dhe filloi të bërtiste, pastaj ika. Ishte i dehur tapë, ai duhet varur, pikë muhabeti”.