Një ngjarje kriminale është parandaluar në kohë nga policia në Kukës, duke arrestuar në flagrancë babë e bir.

Në pranga përfundoi 16 vjeçari A.Shahu, banues në fshatin Bardhoc, Kukës. “Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, në banesën e tij pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vras me armë zjarri pushkë, babain e tij Kreshnik Shahu, 40 vjeç”, sqaron policia. Gjithashtu në pranga është vënë edhe i ati i tij pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e tij, i’u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, tip “Pushkë” dhe 5 (pesë) krehra me 70 copë fishekë, pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Artikulli paraprakBANORËT E THETHIT PROTESTË PËRPARA BASHKISË
Artikulli tjetërZJARR NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE