Djali vjedh dhe rreh të ëmën e moshuar
Një i ri në Tiranë është arrestuar nga efektivë të policisë së komisariatit nr.3 pas denoncimit të së ëmës. I arrestuari është 22-vjeçari Indrit L., banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili u prangos ditën e djeshme. Bazuar në denoncimin e bërë në polici nga e ëma, i riu dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë psikologjike por edhe fizike ndaj nënës R.M., 60 vjeçe dhe ka vjedhur në banesë sende të ndryshme shtëpiake dhe bizhuteri. 60-vjeçarja tha para uniformave blu se i biri ishte natyrë problematike, por se për shkak të përkeqësimit kohëve të fundit dhe vjedhjes në shtëpi, ju drejtua policisë për ndihmë. Kështu 22-vjeçari, u arrestua nën akuzat e dhunës në familje dhe vjedhjes.