Një tjetër vatër e madhe zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Bërdicë të Sipërme. I shtyrë nga era zjarri është përhapur dhe ka përfunduar në fshatin Beltojë. Në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar edhe bashkia Shkodër përmes një postimi në rrejtet sociale, ku shkruan:

Nata e kaluar, ishte një tjetër natë e vështirë për repartin MZSH Shkodër, i cili vazhdon të përballet me shuarjen e zjarreve në territorin e Bashkisë Shkodër. Në orën 23.00 është shfaqur një vatër zjarri në kodrën e Berdicës së Sipërme. Menjëherë, është dërguar një mjet zjarrëfikës me tre efektivë. Rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, zjarri ka përparuar në një pjesë të fshatit Beltojë.

Në ndihmë të efektivëve zjarrëfikës, ishin edhe 40 të rinj të fshatit Beltojë, të angazhuar nga administratori i NJA Berdicë. Rreth orës 6.45 është bërë e mundur që zjarri të shuhej plotësisht, duke shkaktuar dëme: 100 ha shkurre dhe bar i thatë, 300 rrënjë ullinj. Bashkia Shkodër dhe MZSH Shkodër falënderojnë kolegët e tyre nga Vau Dejës dhe Malësia e Madhe, të rinjtë e fshatit Beltojë që u angazhuan në fikjen e këtij zjarri.

I bëjmë thirrje banorëve në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, të jenë të kujdesshëm, të sinjalizojnë për çdo vatër zjarri që shfaqet. Po rrezikohen jetë njezëzish, prona të qytetarëve dhe njësi shërbimi. I kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe agjensive ligjzbatuese, të hetojnë, të zbulojnë zjarrëvëniet e qëllimshme dhe të vënë para përgjegjësisë fajtorët, përfundon postimi I bashkisë Shkdoër

Artikulli paraprakRRUGA E RE E VELIPOJËS, RINISIN PUNIMET PAS DY VITESH
Artikulli tjetërSHKODËR,BANORËT: KËRKOJMË RIPARIMIN E RRUGËS