Gjendja shëndetësore e 10 prej të plagosurave nga djegia e autobusit në Krujë, 24 orë më parë, vazhdon të mbetet e njëjtë.

Shefi i Shërbimit të Djegie Plasikës, në Qendrën Spitalore Universitare, Gjergji Belba, tregon se vetëm një nga të plagosurat është transferuar në shërbimin e Toksikologjisë, ndërsa 10 të tjerat janë ende në terapi intensive. Të lënduarat, besimtare ortodokse, ishin nisur për pelegrinazh nga Vlora në Krujë, për të vazhduar në Shkodër dhe Ulqin. Mirëpo autobusi, në të cilin gjendeshin 30 pasagjerë, u përshi nga flaket ne qytetin e krujes, duke shenuar 1 viktime dhe 12 te plagosur.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHKELJE ADMINISTRATIVE DHE PENALE, KLSH-ja KONTROLLON LLALLËN
Artikulli tjetërDE BIASI NË KONFERENCË SHTYPI, LISTA PËRFUNDIMTARE ME DATË 31