Një ditë pas propozimit për djegien e mandateve, kryedemokrati Basha ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Në mbledhje është diskutuar lidhur me këtë vendim.
Sipas Bashës aleatët kanë qenë pro propozimit të tij, ndërkohë që shtoi se qytetarët i dhanë besimin dha tani duhet të jenë me ta. Basha tha se pjesëmarrjen në protestë e lexoi si një referendum qytetar për zgjidhjen e ofruar nga opozita, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Nga aleatët deri më tani ka shprehur mbështetjen për këtë vendim, kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.