Inspektoriati i Mjedisit ka paralajmëruar Bashkinë e Shkodrës se do të gjobitet me 10 milion lekë nëse nuk merr masa për trajtimin e mbetjeve në njësinë Postribë
, ku përvecse hidhen jashtë kazaneve ju vihet flaka nga njerëz të papërgjegjshëm. Këtë e bëri të ditur për Star Plus Përgjegjësi i Inspektoriatit të Mjedisit Erdet Behari. Ka disa ditë që në këtë njësi retë e tymit përhapen në sipërfaqe si pasojë e djegies së mbeturinave në 2 pika siç janë Ura e Mesit dhe në qëndër të fshatit Mes. U desh këtë të Premte ndërhyrja e Inspektoriatit të Mjedisit që të normalizonte situatën.Ata u përballen nga afër me një situatë aspak të këndshme ku tymi përhapej gjithandej. Banorë të zonës mbushën ujë me kova për të fikur zjarrin, ndërsa administratori i kësaj i kësaj njësie edhe pse në dijeni të fenomenit nuk erdhi për të parë nga afër gjendjen e krijuar. Megjithatë Bashkisë Shkodër i është lënë një afat disa ditor dhe nëse nuk merr asnjë masë atëherë rrezikon të gjobitet me maksimumin e gjobës që parashikon ligji që është shuma 10 milion lekë.