Djegia e mbeturinave në By Pass-in e Shkodrës të hënën mund të shkaktojë efekte kancerogjene tek shëndeti i njerëzve sidomos nga djegia e gomave.

Një gjë të tillë e pohon koordinatorja e organizatës mjedisore “Aarhus” Alminda Mema. Shkodra në zona të ndryshme sipas raporteve vjetore të ministrisë së mjedisit ka një ndotje të lartë duke u kthyer në problem për banorët përreth. Institucionet duhet që të bëjnë më shumë për të mos lejuar djegien e mbeturinave dhe për t’i menaxhuar ato. Në mënyrë të pakontrolluar dhe fare lehtë persona të papërgjegjshëm djegën mbeturinat në By Pass-in e Shkodrës duke sjellë kështu një problem serioz që në fakt ndodh për të disatën herë.

Artikulli paraprakFUNDVITI, SHITJE TË ULËTA NË DYQANET E DEKORIT
Artikulli tjetër“DHURO NJE PJATE ME SHUME M.MADHE”