Djegia e mbeturinave në fshatin Boriç I Madh, në bashkinë Malësi e Madhe vijon të mbetet një problem shqetësues që nuk po merr zgjidhje. Në mes të ditës digjen mbeturinat në këtë zonë. Rruga është mbuluar nga tymi që çlirohet nga djegia e mbeturinave, duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve. Pavarësisht kësaj situate banorët thonë se institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë për ta ndaluar.

Sipas banorëve ky nuk është rasti I parë kur digjen mbeturinat si në mes të ditës ashtu edhe gjatë natës nga persona të papërgjegjshëm. Institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë për të ndaluar rrezikun e vazhdueshem që I kanosët mjedisit si dhe shëndetit të qytetarëve në fshatin Boriç I Madh.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR STREHËZ PROVIZORE PËR QENTË
Artikulli tjetërUARDA ALBUNESA PROMOVON VËLLIMIN POETIK “U”