OSHEE ka reaguar pas rënies së zjarrit në n/stacionin e Draçinit.

“Për shkak të një defekti në transformatorin e NST Shkodra 2 sot në ora 11:30, OSSH #Shkodër për arsye sigurie ka stakuar energjinë në disa nënstacione.

Pa energji elektrike kanë mbetur disa lagje të qytetit Shkodër, zona e Velipojës dhe disa fshatra.

Nga ana e OSHEE po merren të gjitha masat për furnizim me energji elektrike të zonave të prekura nga avaria, përmes skemës alternative, me linja të tjera unazore.

Në terren, vijon puna e grupeve të avarisë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt në të gjitha zonat e prekura nga defekti.”

Artikulli paraprakBOTËRORI 2026/ SHQIPËRIA NË GRUP ME ANGLINË DHE SERBINË, KOSOVA PËRPLASET ME ZVICRËN
Artikulli tjetërRAMA: HUMORI JO NË NIVELIN E DUHUR