Vjen reagimi i parë nga opozita për djegien e raundit të parë nga parlamenti për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e cilësoi një farsë 5 sekondëshe dhe një abort të risisë së kryeministrit Rama. Vasili tha më tej se Rama do zgjedhë rripin e tij të mesit për ta çuar në Presidencë.

“Risia e Edi Ramës abortoi. E gjithë farsa, komedia e zezë që u luajt këto 2-3 muaj nuk kishte qëllim të krijonte një proces me risi për zgjedh e Presidentit, por zhurmë për të hequr vëmendjen nga aferat. Me gjithë daullet e çara të çingijeve të Rilindjes, patë më në fund që procesi i dhjetëra zarfeve ishte një abort total. Sot gjithë shqiptarët prisnin pas këtyre daulleve, jo ne, por aborti qe i plotë dhe besoj se asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte që të paktën për sy e faqe të mos kishim qoftë edhe një kandidat, qoftë dhe një kloun sa për ta paraqitur sot në sallën e parlamentit. I gjithë qe një fiasko e vërtetë, një faqe e zezë e vërtetë! Duhet shënuar në rekorde kjo farsë. Rama nuk ka seriozitet dhe nuk është shtetar. Ka atë qëllim të vjetër, etje të pashuar për të rrëmbyer institucionin e Kreut të Shtetit.
Me 71 vota sa ka do zgjedhë rripin e tij të mesit për ta çuar në Presidencë. Akti i parë u luajt dhe komedia u luajt sot me 5 sekonda”, deklaroi Vasili për mediat pas mbylljes së seancës.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I RI/ ME KË DO TË NEGOCIONI? RAMA: OPOZITA TË GJEJË KONSENSUS, DIHET SE KË REFUZOJMË NE! NËSE HYJMË NË RAUNDIN E KATËRT…
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË LEZHË/ HUMB JETËN NJË NGA DREJTUESIT E AUTOMJETEVE QË MBETI I PLAGOSUR, NË GJENDJE TË RËNDË PASAGJERJA