Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka komentuar për herë të parë vendimin e opozitës për të nisur procedurat për djegien e mandateve, duke e cilësuar këtë një veprim ekstrem që nuk i shërben as integrimit evropian të vendit.
Në një intervistë për “Deutche Ëelle” në Berlin Meta u shpreh se përshkallëzimi i protestave apo i politikave ndarëse nuk i shërben vendit për happen e negociatave me BE-në.
I pytur nëse ka një mesazh në lidhje me protestën e Opozitës të enjten Meta tha se është e rëndësishme që çdo protestë të jetë paqësore dhe ata të cilët i organizojnë të marrin të gjitha përgjegjësitë e tyre
Një ditë më parë, në një reagim të ashpër SHBA i kanë bërë thirrje opozitës të tërhiqet nga vendimi për djegien e mandateve.