Janë një brez i talentuar dhe premtues për të ardhmen e futbollit shkodran. Djemtë e Vllaznia U-17 që po bëjnë një paraqitje dinjitoze në kampionat dhe Kupë, na nderuan edhe në aktivitetin ndërkombëtar që u zhvillua në Itali ku fituan turneun e të rinjve.
Pata kënaqësinë t’i uroj nga afër djemtë dhe stafin teknik për këtë sukses në “Tornei Giovanili Sicilia” ku morën pjesë 167 skuadra nga e gjithë Evropa dhe arritën të shpallën fitues. Të rinjtë dhe sportet në tërësi do të kenë gjithmonë mbështetjen time dhe të Bashkisë Shkodër, pasi sporti mbetet krenari e Shkodrës.