Policia e Kukësit ka sekuestruar 50 gr kokainë në xhupin e një 9-vjeçareje e cila do ta fuste drogën tek babai në burg.
Mësohet se kokaina u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit.
Sipas raportimeve lënda narkotike do të dërgohej tek i paraburgosuri me inicialet G.I.
Ndërkohë kanë nisur hetimet nga autoritetet.