Akuzohen se kanë krijuar një celulë terroriste që vepronte në një qendër historike, në Venecia.

Gjyqi i Apelit konfirmon dënimet e dhëna për tre të rinjtë kosovarë, të arrestuar në mars të 2017-s.

Seanca gjyqësore, sipas “Gazzettino”-s, u mbajt nga Gjykata e Apelit në Venecia.

Kështu, gjykata vendosi: 5 vite burg për Arjan Babaj 29 vjeç (i konsideruar si ideator i grupit), 4 vjet burg për secilin nga dy djemtë e tjerë, Dake Haziraj 26 vjeç dhe Fisnik Bekaj 25 vjeç, për një total prej 13 vjetësh heqje lirie.

Pjesë e grupit ishte edhe një minoren, i cili e ka marrë tashmë dënimin me burg prej 3 vitesh dhe 4 muajsh.

Të rinjtë kosovarë, të cilët punojnë si kamarierë në një restorant pranë San Marco-s, akuzohen se kanë krijuar një celulë terroriste që vepronte në qendrën historike.

Në një bisedë të përgjuar nga ‘Digos’, më i riu prej katër hidhte hipoteza për një shpërthim mbi urën ‘Rialto’.

Akuza për të rinjtë është ajo e ‘ndërtimit të celulës së ngjashme me Isis dhe projektimit të një atentati’.

Artikulli paraprakZYRTARI I DASH 100 MINUTA TAKIM KOKË MË KOKË ME RAMËN
Artikulli tjetërGJYQ PËR DOSJEN E SIGURIMIT, SHESHI KËRKON SHFUQIZIM TË VENDIMIT