Këtë fundjavë duhet ta shfrytëzoni në maksimum sepse edhe moti është në favorin tuaj. Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, ashtu si edhe gjatë këtyre ditëve që kaluam parashikohet mot i kthjellët me kalime të pakta vranësirash.

Po kështu, mjegulla nëpër lugina, e favorizuar nga era e lehtë juglindore do të shfaqet në orët e para të mëngjesit, për tu shpërbërë deri në orët e paradites.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme. Ato parashikohen në: zonat malore 8ºC deri në 23ºC; zonat e ulëta 11ºC deri në 27ºC; zonat bregdetare 13ºC deri në 25ºC.

Artikulli paraprakDEFEKT ELEKTRIK NË STADIUMIN “LORO BORICI”, TYM NE TRIBUNEN QENRORE
Artikulli tjetërBASHA: NDRYSHIMI I SITUATËS POLITIKE, MOMENT THELBËSOR NË SHQIPËRI