Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë takimin të mbajtur në samitin e NATO-s në Riga ka komentuar situatën mes Rusisë dhe SHBA-ve.

“Nëse Rusia pushton Ukrainë, ne jemi gati të veprojmë”, ka thënë Blinken.

Gjithashtu ai ka nënvizuar se për Uashingtonin mënyra më e mirë për zgjidhjen e konfliktit mbetet diplomacia.

“Ne nuk dimë nëse Putin ka marrë vendimin për të pushtuar, por ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha rastet”, ka thënë më tej Blinken.

Artikulli paraprakBASHA PUBLIKON VIDEON: NJË PARTI, NJË KUVEND ME 18 DHJETOR!
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT E COVID-19 NË VENDIN TONË PËR 24 ORËT E FUNDIT