Mediat italiane shkruajnë për një 22 vjeçar nga Shqipëria. Ai është vënë në pranga e policisë nën akuzën e grabitjeve.
Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e grabitjeve. Në pranga ka përfunduar i riu S. K, i cili pas hetimeve të kryera nga policia lokale, ka rezultuar autor i dy grabitjeve me vlerën e mijërave eurove.
Mediat italiane shkruajnë se i riu rezulton të ketë kryer vjedhjet e dy banesave më 22 janar dhe më 4 prill.
Në të dy rastet, hajduti kishte hyrë në shtëpi duke thyer dritaren dhe duke marrë prej andej mallrat e vjedhura për mijëra euro në mes të parave dhe sendeve me vlerë.
Ai eshte ndaluar nga skuadra e policisë aeroportin e Xhenovas, ndërsa ishte nisur për të marrë një fluturim për në drejtim të Shqipërisë.
Aktualisht është duke u hetuar nga hetuesit nëse është i përfshirë në incidente të ngjashme të kryera gjatë muajve të fundit.