Tre shqiptarë janë kapur në flagrancë në Kavala të Greqisë në përpjekje për të trafikuar drogë.
Sipas policisë helene ata akuzohen se sillnin drogë nga Shqipëria, me qëllim trafikimin në Greqi.
Arrestimi i tyre u bë në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike.
Mediat fqinje bëjnë me dije se po shkëmbeheshin 22,5 kg kanabis. Policia ka identifikuar shqiptarët por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre, pasi priten arrestime të tjera.