Do shkonin në Angli, arrestohen në Milano me dokumenta falso

Dy kushurinj shqiptarë janë kapur nga karabinierët italianë me dokumenta të rreme. Kjo ndodhi në mbrëmje në Lampugnano, në terminalin e autobuzësve: Në atë orë zakonisht mbërrinin autobuzët nga Puglia. Dy djemtë, 27 dhe 26 vjeç, që ishin në njerin prej këtyre autobusëve, thuajse ishin gati për t’u nisur në Angli. Policia i ka kontrolluar ata dhe pas një analize të kujdesshme, që zgjati pak, ka kuptuar se dokumentet ishin të rreme, edhe pse të punuar shumë mirë, aq sa të rinjtë e kishin kaluar kufirin e parë të kontrollit në Bari, pasi kishin ardhur nga Shqipëria. Djemtë kanë pranuar që I kanë marrë dokumentet në Tiranë. Ata u arrestuan dhe pritet gjykimi

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA, RIKTHEHET TEK FITORET ME PORTON
Artikulli tjetërARRESOHET I LIRUARI ME KUSHT,GJYKATA E APELIT NE SHKODER E RIDERGON NE BURG