Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi qeverinë e Edi Ramës, gjatë një takimi në Shkodër, teksa tha se “ne duam që në këto votime t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë, që me këtë qeveri do t’i lajmë duart, do ta largojmë”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi dhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se ai nuk është lider, ndaj dhe nuk mund të fitojë. Më tej, ai u ndal dhe dosja e “Toyota Auris”, ku paralajmëroi Bashën se shumë shpejt do të jetë në pozita krejt tjera.
“Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha.
Më tej, ish-kryeministri sulmoi dhe kandidatin e Bashës në Durrës, teksa tha se “. Marrim portin e Durrësit. Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama. Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë”.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:
Berisha: Neve na qëlloi fati të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin e drogën, qeveri që nuk ka interesat tuaja si interes amë kryesore, por ka interesa pasurimin e ministrave e të zyrtarëve. Në qoftë se fermerët shqiptarë në këto 30 vite kanë qenë ndonjëherë të braktisur, ka qenë kjo periudhë. Unë e them me bindjen më të plotë se Edi Rama ka diskriminuar veriun.
Por, ai ka diskriminuar edhe fermerët. Ndaj, kjo fushatë është edhe për ju, sepse ne duam të japim një mesazh për të gjithë shqiptarët kundër qeverisë së Edi Ramës, për rrëzimin e këtij shteti, për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë. Ju i shihni ata që janë në protesta në rrugët e Tiranës, kërkesat e tyre janë absolutisht të ligjshme, por trajtohen si armiq dhe qeveria sillet ndaj tyre si pushtuese.
Ju e blini naftën edhe më shtrenjtë se në Zvicër. Dje tek po vija këtu mendoja, më 2013 rrogat e pensionet në Shqipëri ishin më të lartat në rajon, ndërsa sot rroga mesatare në Mal të Zi është dy herë më e lartë se te ne. Po Mali i Zi nuk është kurrën e kurrës më i pasur se ne. Edhe ne kemi detin, tokat tona janë pjellore.
Si në Shkodër s’gjen toka pjellore askund. Ndaj dhe ne duam që në këto votime t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë, që me këtë qeveri do t’i lajmë duart, do ta largojmë. Ju keni mbështetur fuqishmit PD, por PD ka pasur në krye një burrë të dobët në të gjitha aspektet, por ne po e marrim vetëm në aspektin e liderit dhe ai nuk u bë lider. Të gjithë shqiptarët e thonë që ai është njeri i dobët.
Plus dobësitë e tjera që ka demonstruar gjatë këtyre muajve, që e bëjnë atë standardin më të papranueshëm të një politikani. Ndaj në këto zgjedhje duhet të bëjmë gjithçka për çdo votë. Bardh Spahia, ju siguroj se do vazhdojë të gjitha projektet e parashikuara nga bashkia, por do të ketë edhe projekte të tjera. Në këtë betejë ne përballemi si me qeverinë e Edi Ramës, ashtu edhe me Lul Bravën, të cilit Edi Rama i ka dhënë logon tonë. Ju 30 vite keni votuar mbi logon e PD, kurse tani votimi mbi logon e PD është votë e humbur.
Logoja që duhet votuar më 6 mars, është logoja e “Shtëpisë së Lirisë” dhe kandidati ynë, Bardh Spahia, i biri i kësaj treve, i biri i një mjeku që ishte humanist e qëndrestar i madh. Ju garantoj se Bardh Spahia do tregojë gjithë ndjeshmërinë, respektin, e do bëjë cdo përpjekje për ta ndryshuar për mbarë jetën tuaj. Është e domosdoshme në këtë periudhë të angazhohemi të gjithë në një debat.
Basha zgjodhi, në një moment që s’e ka zgjedhur kush në Evropë, të përdorë gazin kundër atyre që e kanë mbështetur 8 vjet. Përveç kësaj, ky njeriu del tani me afera të mëdha biznesi e të tjera me qeverinë. Marrim portin e Durrësit. Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama.
Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë. Kandidati i Lul Bravës e ka monopol. Ky është një shembull që tregon bashkëpunimin e tij me Ramën. Plus pastaj në projektin e portit kanë marrë nga 800 mijë metra katror së bashku, dhe nga një kompani ofshore do të sjellin 2 miliardë euro, absolutisht para droge. Ata pasurohen, por shqiptarët varfërohen e largohen nga Shqipëria.
Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt.
Kjo nuk është fare një çështje mes Berishës e Bashës, por mes opozitës së vërtetë dhe opozitës së rreme. Unë kam besim se me 6 mars do votoni më shumë se më 25 prill dhe do votoni të gjithë për lolgon e “Shtëpia e Lirisë”, për Bardh Spahinë, kandidatin tonë të shkëlqyer.