Partia Popullore i ka kërkuar sot Qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Jashtme që të reagojnë urgjent ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të votuar për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky lajm behet i ditur nga mediat serbe.

“Qeveria serbe nuk ka reaguar ndaj 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria dhe autoritetet në Prishtinë, përfshirë marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar, tha në një deklaratë me shkrim sekretari i përgjithshëm i partisë, Stefan Jovanoviç.

Ai vuri në dukje se ndërkohë që autoritetet në Tiranë dhe Prishtinë “po punojnë në mënyrë aktive për krijimin e një Shqipërie të Madhe”, autoritetet në Beograd po votojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe për zhvillimin e një “aleance” me Shqipëria përmes projektit të Ballkanit të Hapur.

“Ne presim një reagim urgjent diplomatik dhe politik nga Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, ka shtuar Jovanoviç.

Artikulli paraprakAMBASADA GJERMANE NJOFTON: ÇFARË DUHET TË DINI PËR TË CAKTUAR NJË TAKIM PËR VIZË PUNE NË GJERMANI
Artikulli tjetërVJEDHJE DHE ARMËMBAJTJE PA LEJE, ARRESTOHEN 2 TË RINJ, PROCEDOHET NJË 16-VJEÇAR