E pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me kreun e Rithemelimit Sali Berisha edhe pse ky i fundit është shpallur non-grata nga SHBA, Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover tha se është e gatshme të takohet me këdo që është i përfshirë në procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”- u përgjigj Glover.