Deputetja britanike, Claudia Webbe është dënuar me 200 orë punë të detyruar në komunitet pasi kërcënoi se do t’i hidhte acid një shoqeje të bashkëshortit të saj.
Webbe, 56 vjeçe, nisi një fushatë ngacmimi kundër Michelle Merritt, duke kërcënuar se do t’i hidhte acid në fytyrë dhe do të publikonte imazhe të zhveshura të saj.
“Ajo më ka bërë të ndihem shumë e cenueshme, në publik, në shtëpinë time. Kisha frikë të dilja nga dera. Kam pasur shumë netë pa gjumë. Do të doja të ndihesha sërish e sigurt. Për shkak të pozicionit të Webbe në qeveri, nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo”, ka thënë Merritt në gjykatë.
Claudia Webbe, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur.
Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse 1% e votuesve në zonën e saj elektorale mbështesin një peticion në internet në favor të dorëheqjes së saj. Webb ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës.