‘Do të vras’, 57-vjeçari terrorizon qytetarët me pistoletë lodër

Një 57-vjeçar ka terrorizuar qytetarët në Kamzë pasditen e të shtunës, kur në rrugë, teksa ka takuar shtetasin D. O., 43-vjeç, e ka kërcënuar me armë zjarri. Në kohë janë afruar oficerë të policisë të cilët kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, të cilët më pas kanë zbuluar se arma e zjarrit që mbante në duar shtetasi me inicialet B. M., 57-vjeç, banues në Tiranë, ishte pistoletë lodër. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 57-vjeçarin, pasi rreth orës 17:00, në Kamzë, ka kanosur me një pistoletë lodër, shtetasin D. O., vjeç 43 banues në Tiranë. Ai akuzohet për akuzën e “Kanosjes”.

Artikulli paraprakTAP, PAS TOKËS NË DET. MBYLLEN GJYSMA E PUNIMEVE
Artikulli tjetërZJARR PRANË TUNELIT TË AKSIT TIRANË-ELBASAN