“Do të vriteshin shqiptarët”

Agjensia e lajmeve Ina pretendon se një ish-funksionar i qeverisë maqedonase ka planifikuar me ndihmën e shërbimeve të një vendi fqinj eleminimin e tre deputetëve shqiptarë të Parlamentit të vendit. Qëllimi i atentatit, sipas saj, ishte që Maqedonia të përfshihet në tensione të ashpra ndëretnike e të krijohen kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Plani do të ishte realizuar në një protestë gjithëpopullore, e cila do të përdorej për të mbuluar sulmin, i cili do të dukej si spontan, e kështu ajo që do të akuzohej në fund do të ishte turma e acaruar. Një skenar për likuidim, gjithmonë sipas të njëjtës agjensi, ka qenë nata e 27 prillit, kur u dhunua e mbeti i lënduar rëndë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Artikulli paraprakBASHA TAKIM 120 MINUTËSH ME 18 AMBASADORËT E VENDEVE TË BE
Artikulli tjetërDONALD LU TAKIMIN E DYTË BRENDA DITËS ME RAMËN