Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e FRPD, të cilëve u ka bërë thirrje që të jenë në ballë të revolucionin për të shpëtuar Shqipërinë nga mafia më e madhe europiane dhe botërore. Ai ka shtuar se do t’i dalin zot vendit me të gjitha fuqitë, teksa shtoi se revolucioni i të rinjve njeh çdo mosbindje civile.
“Rama ka ndërtuar sarajet e tij ka pasur të deklaruar në Institutin e deklarimit të pasurive 3800 marka gjermane dhe 400 mijë lekë. Është ndërtuar e tëra me para krimi ose të vjedhura. Ja cili qeveris sot.
Alternativa e vetme është revolucioni. Në histori revolucionet i bën vetëm rinia. Ju jeni tmerri i këtij regjimi ndaj ai bën gjithçka çdo ditë që ju të largoheni nga Shqipëria. le të nisim revolucionin tonë me moton “T’i dalim zot Shqipërisë”.
Sytë mendja e zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, që u larguan shpresëvrarë, që kanë dhjetra vite jashtë vendit, janë sot vetëm tek ju. Sot duhet guximi, kreativiteti, vendosmëria juaj, që Shqipëria të mos lëngojë më tutje në kthetrat e mafies me të rrezikshme të Europës e botës. E mafias shqiptare e ndërkombëtare. Ne do i dalim zot me çdo çmim vendit, me të gjithë forcat e energjitë tona. Rama e bëri Shqipërinë dhe të huaj për ju, le ta bëjmë ne dhe të huaj për të. Ai mendoj se do përjashtoi PD nga zgjedhjet duke i konfiskuar flamurin që përmbysi regjimin e etërve të tij. Le të betohemi sot se ai flamur do përmbysë regjimin e drogës së Edi Ramës.
Protesta e datës 11 le të jetë më madhështorja, por ky revolucion do të njohë gjitha format e protestave dhe mosbindjeve civile. Ky do jetë revolucioni i të rinjve që shpëton Shqipërinë”, ka deklaruar ai.