Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon zhvillimin që do t’i sjellë vendit ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtarë të Vlorës.

Në video, në formën e një rrëfimi, Rama thotë se do të bëhet e mundur në këtë aeroport, linja direkte Nju Jork – Vlorë, në mënyrë që emigrantët shqiptarë në SHBA të vijnë në Shqipëri.

Po ashtu, ai nxjerr në pah edhe hovin e madh ekonomik që do të sjellë ndërtimi i këtij aeroporti, vendet e punës që do të hapen, por edhe turistët e shumtë që do të vijnë.

 

Artikulli paraprakKTHJELLIME E RRITJE TEMPERATURASH, MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërMETA: ZBRAZJA E SHQIPËRISË RREZIKON TË KTHEHET NË NJË FATKEQËSI KOMBËTARE