Policia e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës së trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kësaj Pike kufitare.

Sipas një njoftimi të Policisë, mësohet se është vënë në pranga shtetasi me inicialet I.Q., 32 vjeç, rezident në Greqi. Këtij shtetasi, që po udhëtonte me një mjet tip “Ford Fiesta”, i është bërë një kontroll i imtësishëm në vinë e dytë kufitare në tokën shqiptare.

Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar ndaj 32-vjeçarit, në pjesën e barkut iu gjet e fshehur një pako e madhe me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme do të kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Një ditë më parë, po si rezultat i masave të shtuara, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup.

Artikulli paraprakMORËN PENG DHE DHUNUAN 16-VJEÇARIN, ARRESTOHEN TRE PERSONA
Artikulli tjetërGODITI POLICIN E RRUGORES, ARRESTOHET 50-VJEÇARI