Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të trafikojë një të mitur. I riu i identifikuar si Xhoni Qëndraj, është arrestuar në pikën kufitare të Sarandës, ku edhe ka bërë rezistencë me qëllim kalimin e kufirit bashkë me 17 vjeçaren.

Xhoni Qëndra kërkohej nga policia si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four”, ku u dokumentuan 10 vjedhje si motora, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj..

Njoftimi i plotë:Sarande

Tenton të trafikojë një shtetase të mitur, kapet në flagrancë nga policia.Arrestohet në flagrancë shtetasi:Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.

Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.

Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Artikulli paraprakIZOLIM TOTAL KOKAVE TË KRIMIT NË BURG SIPAS MODELIT ITALIAN
Artikulli tjetërARRESTOHET I SHPALLURI NE KERKIM NDERKOMBETAR