Ndërprerja e energjisë elektrike është kthyer në një problem shqetësues për banorët e një pjese të lagjes Dobraç, të njësisë administrative rrethina. Kryetari I kësaj zone, Dritan Alija tregon se sa herë ka përkeqsim të motit banorët qëndrojnë deri në 10 orë pa energji elektrike, edhe pse I paguajnë rregullisht.
Alija I bën thirrje institucioneve përgjegjëse të përfundojnë sa më parë investimin e nisur në këtë zonë, pasi për banorët është tejet e vështirë të përballojnë stinën e dimrit pa energji elektrike.
Janë rreth 48 banesa në lagjen Dobraç të cilët kanë problem me furnizimin e energjisë elektrike. Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët ndër vite, pritet që institucionet përgjegjëse të përfundojnë investimet e nisura në rrjetin elektrik të cilat sipas banorëve janë lënë përgjysëm.