Banorët e lagjes “Dobrac i ri” në Shkodër , edhe pse paguajnë taksat rregullisht ndihen prej vitesh të harruar nga institucionet përgjegjëse. Në zonën ku ata jetojnë nuk ka rrjet kanalizimesh për ujërat e zeza si dhe as rrugë. Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës teksa shpjegojnë se ujërat e zeza grumbullohen në një kanal i cili dikur ka qenë për kullimin e tokave.

Ata ankohen në lidhje më këtë situatë , teksa apelojnë që pushteti vendorë të marrë masa për të ndërhyrë.

Lidhur me problematikën e rrugës dhe kanalizimeve Star Plus është interesuar pranë bashkisë Shkdoër dhe kjo e fundit premtoi se brenda një kohe të shkurtër në këtë lagje do të ndëhyhet në infrastrukturë.

Bashkia ka mundësuar dërgimin e tombinove që do të vendosen në rrjetin e kanalizimeve me gjatësi 350 metër e bashkë me të do të nisë edhe rikonstruksioni I kësaj rruge

Artikulli paraprakQYTETARËT SHKODRANË: KEMI FRIKË TË BLEJMË NË TREG
Artikulli tjetërI MERR 10 MIJË EURO MËSUESES , KAPET MASHTRUESI NË SHKODËR