Rruga e amortizuar është kthyer në një makth për banorët në Dobraç të Ri , pasi prej më shumë se 30 vitesh gjendja është skandaloze. Bëhet fjale për një segment rrugor prej afro 1 kilometër e cila lidhet me segmentin kryesor Shkodër-Hani Hotit. Ky segment është i shkatërruar pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij duke krijuar vështirësi të mëdha për lëvizjen e banorëve .

Pavarësisht se është trajtuar disa herë si problematikë mungesa e infrastrukturës në këtë rrugë, ende deri më tani nuk është marrë asnjë masë për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Jashtë kamerave, banorët shprehen se kjo rrugë nuk njeh investim që nga viti 1995 duke i penguar se tepërmi në përditshmërinë e tyre. Përballë kësaj neglizhence shumëvjeçare për investime dhe premtimeve boshe, banoret apelojnë për ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e kësaj rruge për komunitetin e tyre.

Artikulli paraprakPËRZIENIN PRODUKTE TË DËMSHME DHE I SHISNIN SI VAJ ULLIRI, NË KËRKIM BURRË E GRUA
Artikulli tjetërPËRFUNDON NUMËRIMI I TË GJITHA VOTAVE NË KOSOVË, KQZ KONFIRMON FITOREN E ALBIN KURTIT. SI RENDITEN PARTITË