Baltë dhe pellgje uji të shoqërojnë përgjatë gjithë rrugës në Dobraç të ri.
Rruga në Dobraç të ri ka mbetur peng i premtimeve elektroale prej 30 vitesh. Gjëndja sa vjen e përkeqsohet më shumë në këtë rrugë, sidomos në ditët me shi. Për banorët kalimi në këtë rrugë është një sifdë e përditshme. Kërkesat për rehabilitimin e këtij segmenti kanë qënë të shumta, vemëndja e instuucioneve përgjegjëse ka munguar.
Më e rënduar situata paraqitet për fëmijët e vegjël. Prindërit thonë se e kanë të vështirë të sigurojnë edhe transportin për ti dërguar në shkollë, pasi automjetet në ditët me shi nuk lëvizin në këtë rrugë për shkak të amortizimit.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura ndër vite, institucionet përgjegjëse vijojnë të mos marrin asnjë masë për rikonstruksionin e kësaj rruge. Sa herë ka reshje shiu kjo rrugë është pothuajse e pakalueshm,e nga banorët, ndaj I bëjn thirrje të ndërhyjnë sa më parë pasi ndërhyrja në këtë rrugë është e domosdoshme për ta.